Larja e duarve me ujë të ftohtë largon të njëjtën sasi mikrobesh si larja me ujë të nxehtë, sipas një studimi të ri të vogël amerikan.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Donald Schaffner i Universitetit Rutgers në Neë Jersey dhe të botuar në Journal of Food Protection, testuan 21 vullnetarë, duart e të cilëve ishin të ekspozuar ndaj sasive të mëdha të baktereve të padëmshme Escherichia coli. Pjesëmarrësit lanë duart me ujë në temperatura të ndryshme (15, 26 dhe 38 gradë Celsius) dhe me sasi të ndryshme sapuni (gjysmë, një dhe dy ml). Uji i nxehtë dhe i ftohtë është zbuluar se kanë të njëjtin efektivitet kundër mikrobeve.
Gjithashtu, nuk duket se ka ndonjë ndryshim në varësi të sasisë së sapunit të përdorur, madje edhe një larje duarsh prej dhjetë sekondash është mjaft efektive.
“Studimi ynë tregon se për sa i përket efikasitetit, temperatura e ujit të përdorur nuk luan një rol të rëndësishëm”, tha Schaffner./albeu.com