Në një rrëfim ndryshe për moderatorin Labinot Gashi, ajo ka ngritur në qiell bashkëshortin për suportin që i jep qoftë në familje, qoftë në emisionin e përditshëm që drejton në ekran.
Rudina Magjistari, prezantuese e njohur, prej vitesh në TV Klan me emisionin e saj, ka qenë “gojë-mjaltë” për kampionin Xhavit Bajrami, me të cilin është e martuar prej 10 vitesh dhe bashkë kanë një vajzë.
Të lidhura
None found
Po ashtu, Magjistari ka pranuar se ka pasur momente në të cilat ka menduar tërheqjen nga ekrani, pasi e konsideron një punë me shumë stres, të përditshme dhe që nuk mer dot leje:
“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi me Xhavitin. Nuk dua të përsëris ata që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë e plotësojmë njëri-tjetrin.
Kombinojmë oraret. Nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse, ndërsa unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë kujdesem unë për vajzën, herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi bashkë. Nuk jam njeri i jetës së natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj, sepse dua të jem pranë familjes.
Prej shumë vitesh pjesë e televizionit? Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time, kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë, sepse puna ime është e tillë që nuk marr do leje.
A ka pasur momente që kam menduar të heqë dorë nga kjo punë? Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do të thosha jo. Ka lodhje, ka stres. Lloji i programit që bëj unë është i përditshëm dhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet rutinë e përditshme”.
