Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedim të lëndëve narkotike.
Ai ka qenë duke udhëtuar nga Emilio Lepido në Parma dhe kur pa postbllokun e policisë tentoi të arratisej.
Kjo krijoi dyshime te patrulla e policisë që ka arritur ta ndalojë e më pas të kryejë një kontroll në mjet.
Gjatë kontrollit 36-vjeçarit iu gjetën 2 gramë kokainë e cila është sekuestruar nga policia./albeu.com