“Më shkruajnë burrat dhe ankohen”/ Rama takim me gratë në Korçë: Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim lidhur me deklaratën e tij përgjatë ditëve të fundit kur ka përdorur epitetin “çyrykë” për burrat.

Nga Korça ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se një etiketim të tillë e ka për ata votues burra që vijojnë të mbeten besnikë të opozitës të cilën me metaforë Rama e quan “kënetë”.

Të lidhura

None found

“Kam pasur disa ankesa dhe mesazhe nga disa burra që ankohen, dikush më shkruan ca ke lavdëroi sa të duash gratë. Nuk e di si mendoni ju. Unë mendoj se ata burra që na ikin se nuk kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.

E dyta unë nuk shaj burrat, burrin tënd vetëm ti ke të drejtë ta shash kur vjen vonë pasi ka dalë nëpër kafene. PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ka qarqe që kjo mbështetje shkon 65%. Te burrat në rang vendi diferenca është shumë e vogël.

Ata burra që njësoj si gratë mbështesin PS janë jo vetëm të zotë. Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk. Nëse mërziten, më vjen keq por unë nuk mërzitem“-u shpreh Rama.


Shtuar më 19.04.2025 20:52

Tags: ,
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş