“Më pëlqejnë tavat shqiptare”, Emmanueli nga Afrika këndon për Labërinë: S’ka si ti moj s’ka si ti

Emmanueli është nga Afrika, por jeton në Berat. I ftuar në “Opinion”, ai ka kënduar një këngë për Labërinë. Emmanueli tha se në vendin tonë i shijojnë shumë tavat, kryesisht pula me patate.

Pjesë nga biseda:

Emmanueli: Gjithçka e kam mësuar në Shqipëri, por me ushqimin kam pak problem. Janë shumë djegëse, shumë spece kemi ne, por më kanë pëlqyer shumë tavat. Tava me patate me pulë, në furrë, fantastike.

Blendi Fevziu: Ku mësove të këndosh?

Emmanueli: Unë kam ardhur këtu në vitin 2008 dhe kam bërë një muaj. Në Afrikë ne më shumë këndojmë se sa flasim. Ditën e parë që kam ardhur kam kërkuar një këngë shqiptare. Më dhanë një këngë nga Jugu, Poni për Labërinë. Ta këndoj? (Nis e këndon) Labëri moj Labëri, s’ka si ti moj s’ka si ti, kush të thotë moj je e ashpër, je e larë me flori.


Shtuar 19.10.2022 22:52