Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është nisur drejt Kryeministrisë, aty ku do të zhvillohet protesta.
Berishën e shoqëron nënkryetari i PD-së, Flamur Noka si dhe deputeti Luçiano Boçi.
Gjithashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po i bashkohet protestës.
Kujtojmë se për mbarvajtjen e protestës janë angazhuar 1500 forca policie, dyert e kryeministrisë janë blinduar, kamerat e sigurisë janë shtuar dhe shtyllat janë lyer me graso.
Ndërkohë që sot po zhvillohet protesta, në Gjykatën e Apelit po mbahet seanca për fatin e PD, se kush do ta marrë drejtimin legjitim të partisë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj./albeu.com