Etjen Shyti, i akuzuar si autori i eliminimit të biznesmentit Behar Sofia është përballur sot me prokurorinë.
Shyti ka mbajtur kokën poshtë dhe mban vënë një maskë të zezë anti-Covid teksa pritet të njihet me masën e sigurisë.
Krah tij ndodhen edhe tre të arrestuarit e tjerë. Skënder Vathi, i akuzuar si organizator, Leonar Xhixha, dhe Xhuljano Visha i akuzuar si ndërmjetës. Emrat e këtyre të treve dolën nga dëshmia e Shytit, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë./albeu.com