“Më kanë vjedhur Porsche-in”, vetura luksoze gjendet në Shqipëri, biznesmeni italian përfundon në gjykatë

Një sipërmarrës italian me origjinë nga Casagiove, është në gjyq në gjykatën e Santa Maria Capua Vetere, i akuzuar për simulim të një krimi dhe përvetësim. Sipërmarrësi kishte marrë me qira një Porsche, e cila më pas i është vjedhur, të paktën kështu ka denoncuar në polici.

Ndaj tij është ngritur akuza e simulimit të një krimi për shkak se denoncimi është bërë kur makina kishte disa ditë që ishte zhdukur. Në fakt, në ditën e denoncimit, Porsche ishte transferuar tashmë në Shqipëri, siç u zbulua falë kutisë së zezë.

Vonesa në paraqitjen e kallëzimit për vjedhjen rezultoi me akuzën e simulimit të një krimi. Më tej, sipërmarrësi është në gjyq edhe për përvetësim, duke qenë se ai nuk ia ka kthyer kompanisë makinën me qira.  Është e qartë se sipas mbrojtjes së paraqitur nga avokati Francesco Moscatiello, të dyja akuzat ndaj sipërmarrësit nuk janë të denja për dënim, pasi vonesa e ankimit nuk mund të çojë, përsëri sipas tezës së mbrojtjes, në një dënim për simulim pasi ai ka qenë viktimë e një vjedhjeje./Albeu.com.


Shtuar 16.03.2023 15:10