Janë zbuluar dy emra të tjerë që kanë rënë pre e Rozeta Dobit, e cila gjatë punës si pastruese në shtëpitë e tyre, i ka grabitur.
Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine, sipas gazetares Klodiana Lala. Të dy ata kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.
Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen u arrestuan nën akuzën e vjedhjes në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ata kishin marrë nga banesa një shumë prej 120 mijë eurosh.
Ndërkohë në banesën e saj u gjetën të fshehura në tubin e aspiratorit mbi 400 mijë euro Kjo shumë dyshohet se është vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese. Gjithashtu u gjetën disa mijëra dollarë dhe bizhuteri. /albeu.com