Një rast i rëndë është regjistruar në Kretë, ku një 12-vjeçar shqiptar ka mbërritur në spital me plagë dhe ka raportuar se është abuzuar nga babai dhe njerka.
Mjekët kanë konstatuar gjithashtu se fëmija ishte nën peshë dhe menjëherë njoftuan policinë, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.
Fëmija 12-vjeçar është dërguar në spital me lëndime në fytyrë, konkretisht në vesh. Ngjarja është regjistruar të shtunën e kaluar.
Gjatë shtrimit në spital, fëmija u ka thënë mjekëve se është goditur nga prindërit dhe për shkak të këtyre goditjeve kanë ardhur edhe dëmtimet.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Vianno të Heraklionit, në një familje shqiptare, por policia nuk i ka arrestuar autorët pasi kishte kaluar koha kur fëmija denoncoi ngjarjen.
Prindërit e fëmijës sipas mediave greke janë me origjinë shqiptare dhe sipas flashneës, babai i fëmijës jeton me partneren e tij.
për ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa çështja është në fazën e deponimit.
I mituri është në gjendje të mirë, megjithatë sipas informacioneve të mediave vendase ai vazhdon të qëndrojë në Klinikën Psikiatrike të Pediatrisë të Spitalit Universitar deri në zbardhjen e rastit.