Policia kroate ka vënë në pranga dy shqiptarë, gjatë kontrollit kufitar në Karasoviç.
Atyre u janë gjetur 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kokainë. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, kanë qenë duke udhëtuar me një autobus me targa shqiptare por pa asnjë pasagjer.
Në bagazhin e autobusit, janë gjetur pesë pako me lëndë narkotike heroinë dhe pesë pako me kokainë të cilat ishin mbështjellë me qese transparente.
Shqiptarët po mbahen në paraburgimin e drejtorisë së policisë së Dubrovnikut, ku janë arrestuar që prej ditës së enjte.