Me fëmijë në krah e armë në dorë! Si e paralajmëroi shqiptarja vrasjen e ish të dashurit mjek në Greqi (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Greqi, Chalandri, ku një grua shqiptare qëlloi me dy plumba mjekun e njohur grek pasi konflikteve të njëpasnjëshme mes tyre.

Shqiptarja Klodiana Celo Pavlidou qëlloi para shkollës së vajzës së saj mbi mjekun okulist George Neos, i cili gjendet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.

Mes agresores dhe mjekut grek, ka pasur një lidhje intime mes tyre, jashtëmartesore nga e cila kishte lindur një vajzë e cila sot është molla e sherrit mes tyre.

E mitura 13 vjeç e cila banon me babain dhe gruan e tij të ligjshme nuk takonte dot nënën e saj biologjike për shkak të konflikteve mes tyre.

Sipas mediave greke, ky është edhe shkaku i krimit të rëndë të ndodhur para syve të fëmijës 13 vjeç.

Tashmë në prangat e policisë greke, Klodiana Celo 3 ditë më parë ka shkruar në Facebook rreth problemit të saj ligjor për vajzën e saj me mjekun e njohur grek, George Neos, të cilin ajo e quan atë përdhunues.

Në një postim tjetër ajo ka publikuar një foto të një gruaje me një foshnjë në krah ndërsa në dorë mban edhe një armë.

“Të mbrosh jetën tënde dhe jetën e fëmijës është një e drejtë…”- shkruan ajo në Facebook.

Postimi në Facebook:

Grekë, ju që ndiheni ende njerëz, më ndihmoni të shpërtoj fëmijën tim të mitur. Në vendin tim mund të ishte çdo nënë greke dhe Melina mund të ishte çdo fëmijë grek.

Prokurori i çështjes në  Athinë (që me siguri është ose i paguar ose i çmendur) po bashkëpunon me kriminelët në rrëmbimin dhe abuzimin e vajzës sime të mitur sepse sa herë më drejtohesha, më thoshtë nuk është përgjegjësia ime.

Kemi prokurorë kriminale të cilët mbrojnë fëmijët tanë. Fëmija ime nga mosha 5 vjeç është duke qëndruar me banditë dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Me pëlqimin e Avokatit për të mitur, fëmija im jashtë martese nuk ka asjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi im dhe gruaja e tij.  /albeu.com/

 


Shtuar 11.11.2021 18:55