Presidenti amerikan, Joe Biden edhe një herë i ka “humbur fjalët” gjatë fjalimit të tij këtë herë në konferencën për klimën COP27. Në veçanti, gjatë fjalimit të tij Biden duket se po përpiqet të lexojë një pasazh nga fjalimi që kishte në duar, por ngatërroi fjalët e tij dhe ngreci. Madje, në një moment ai dëgjohet duke thënë: Po lexoja fragmentin. Më fal.
Biden struggles to read a quote off the teleprompter and then says “I was reading the quote. Sorry.” pic.twitter.com/Wv1GQ2sDwA
— Greg Price (@greg_price11) November 11, 2022
Fjalimi i presidentit amerikan kishte për qëllim t’u kujtonte përfaqësuesve të qeverisë të mbledhur në COP27 në Sharm el-Sheikh, Egjipt, për të mbajtur gjallë qëllimin e mbledhjes dhe ndërmarrjen e masave për të mbajtur rritjen mesatare globale të temperaturës brenda 1.5 gradë Celsius për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimit të klimës.