Gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 20-vjeçaren nga Kosova, M.Hajdini, e cila bashkëjetonte prej disa muajsh për Nuredin Dumanin në një apartament në lagjen “Apollonia” në Fier.
E reja akuzohet vetëm për veprën penale “dhënië ndihme ndaj autorimit të krimit”, ndërsa gjykata rrëzoi akuzën “armëmbajtje pa leje”.
Avokati i saj tha pas vendimit të gjykatës së e reja nuk e njihte se kush ishte vërtetë Nuredin Dumani pasi e njihte me emër tjetër dhe se kishte një lidhje sentimentale me të.
Nga dëshmia e vajzës sipas dosjes hetimore të siguruar nga ABC, rezulton se M.Hajdini është gënjyer nga Nuredin Dumani që në fillim të njohjes së tyre pasi sipas saj, ai i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu.
“Fotoja në dokument ishte e tija, kurse e emrin e kishte Arvit Spahiu”, shprehet ajo sipas policisë.
Pasi kishin lidhur kontaktet bashkë, ata vendosën që të informonin edhe prindërit e 20-vjeçares për lidhjen e tyre. Pas marrjes së “bekimit” nga ana e tyre, çifti ka filluar të bashkëjetojë.
Siç mësohet nga dosja hetimore, kur familja e 20-vjeçares bashkë me të i kanë kërkuar Dumanit që të takojnë familjarët e tij, ai u ka thënë se të afërmit ndodheshin në Francë dhe jo në Shqipëri, rrjedhimisht nuk mund të takoheshin në atë moment.
Dëshmia e vajzës në dosjen hetimore të siguruar nga ABC:
Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal “G***” ne Gjilan. Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.
Ai ka nje qender poligoni ne Gjilan dhe familja e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk e njihte.
Ate dite ne lokal ky djali tjeter i ka folur dhe i kerkoi numrin e telefonit. M. ia ka dhene numrin dhe qe ate dite filluan te komunikonin nga telefoni. Ai kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e mban mend numrin.
Ai i eshte prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej ne Kosove per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti , ku emri ishte vertete Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.
Pasi k ishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe nga d ita qe u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte pri nderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan.
Arviti i ka treguar qe familjen e tij e kishte ne France dhe per kete arsye nuk mund ta takonte. Kur kane filluar te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte.
Arma ishte e zeze dhe kur dilnin ai e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi ai e linte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”. /abcnews.al