Pilula për koronavirusin e Pfizer tregoi efikasitet të lartë ndaj trajtimit të mundshëm të Covid në fazën e dytë të provave klinike. Sipas Pfizer, ilaçi, i cili do të shitet me emrin Paxlovid, tregoi një normë efektiviteti prej 89%, të dhënë tre ditë pas fillimit të simptomave.
Madje u njoftohet se komiteti i pavarur i shkencëtarëve që monitoroi studimin klinik, sugjeroi që kërkimi të ndërpritet më herët, pasi efektiviteti i ilaçit te pacientët doli të ishte “shumë bindës”.
Kompania planifikon të dorëzojë të dhënat e studimit në FDA sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e procesit të miratimit për përdorim urgjent.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Albert Burla, duke folur për CNBC, ka specifikuar edhe afatin kohor për dorëzimin e kërkesës në FDA “përpara ditës së Falenderimeve”, që këtë vit është më 25 nëntor.
Sipas të dhënave, pilula Pfizer duket të jetë më efektive se homologia e Merck, e cila tashmë është në proces miratimi nga FDA.