Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur me lëndë narkotike në makinë.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa.
Ndërkohë, nga verifikimet rezultoi që automjeti që ai drejtonte ishte i vjedhur në Spanjë.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.