Me dokumente të falsifikuara në portin e Durrësit, policia arreston dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënë një 46-vjeçar pasi ka tentuar të kalojë në portin e Durrësit  me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu është vënë në pranga edhe një tjetër 46-vjeçar, pasi pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volvo”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volvo”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.04.2021 08:41

Tags: ,