Me çfarë u kapën? Arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Dy shtetas turq janë arrestuar në Rinas në përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria.

Shtetasit turq O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë dhe sipas policisë, gjatë verifikimeve, të dyja pashaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar.

“Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme…”-njofton policia e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë.

Gjatë verifikimeve, të dyja pashaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

 


Shtuar 17.10.2021 12:34