Policia Financiare ka hedhur poshtë si të pabazë deklaratën e deputetit Jovan Jauleski, se ka kryer bastisje në shtëpinë e tij.
Sipas njoftimit të Policisë Financiare procedura parahetimore ka të bëj me të punësuar në EVN Elektrana-Maqedoni DOOEL Shkup dhe EVN Maqedoni ASH-Shkup.
“Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Shkup ka kryer kontroll në kudër të procedurës parahetimore, pas njohurive për transaksione të dyshimta të parave mes EVN Elektrarnat e Maqedonisë DOOEL-Shkup dhe më tepër personave fizik. Në kuadër të procedurës parahetimore gjatë ditës së sotme është kryer bastisje tek më shumë persona fizik në territorin e Qytetit të Shkupit dhe Dellçevës”, thuhet në njoftimin e policisë financiare nga ku kërkojnë që ky institucion të mos keqpërdoret për qëllime politike.