Votimi me armë: Në momentin kur ushtarët e armatosur me pushkë sulmi ‘detyruan banorët të hedhin votën e tyre në referendumin ‘të rremë’ në rajonet e pushtuara ruse të Ukrainës’
Referendumi që me urdhër të Vladimir Putin po zhvillohet në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia, duket se po nxjerr në pah anën e vërtetë të terrorit me të cilën qytetarët e zonave që dikur menaxhoheshin nga Kievi mbahen “të lidhur” me Kremlinin.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare Moska ka dërguar ushtarë për të detyruar ukrainasit të votojnë në referendume, madje duke ushtruar presion me armë.
Banorët në rajonet Donetsk dhe Luhansk kanë zbuluar se trupat ruse po shkojnë në shtëpitë e tyre në territoret e pushtuara për të zbatuar ‘votimin’.
“Familja ime sapo u detyrua të votonte nën kërcënimin e armës në lojën ruse të një “referendumi” në Ukrainën jugore”, tha Maxim Eristavi, gazetar dhe bashkëthemelues i Hromadske International, një stacion transmetimi në Ukrainë.
Gazetari ukrainas postoi një video që pretendonte se tregonte ushtarë të armatosur që hyjnë në korridoret ku jeton familja e tij dhe i detyrojnë ata të votojnë në favor të bashkimit me Rusinë.
Chechen soldiers show up at the apartments of Ukrainians in Russian-occupied areas, trying to force them to vote for the annexation of Ukrainian lands to the Russian Federation in the sham referendum that Putin ordered. pic.twitter.com/YJD6P4gxvu
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 24, 2022