Mbyti dhe hodhi në kanal krushkën, autori pranon krimin: Më ngeli në duar

Detaje të reja janë bërë të ditura në lidhje me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës. Gruaja e cila u gjet pa shenja jete në kanal, fillimisht u tha se është vrarë nga komshiu, por në fakt atë e kishte mbytur krushku i tij.

63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në kanal dhe gjysmë e zhveshur. Nga ekspertiza që iu bë, rezultoi se rezultoi se shkaku i vdekjes së saj ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Fetah Marra, i cili në dëshminë e tij ka thënë se 63-vjeçarja i kishte mbetur në duar.

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, ka thënë ai. Burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që autori i kishte familjes së viktimës./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 10:32