Mbytet gomonia me emigrantë në Mesdhe, 61 të zhdukur

Një gomone e cila vinte nga Zwara është mbytur në brigjet e Libisë, duke bërë që 61 persona që ishin në bord të zhduken.

Gomonia me 86 emigrantë në total është mbytur në brigjet e Libisë.

Lajmi është bërë i ditur nga “International Organization for Migration”, organizata ndërkombëtare e emigrantëve.

Zëdhënësi i organizatës, Flavio Di Giacomo, përmes një postimi në rrjetin social “X”, shtoi se “mbi 2250 njerëz kanë humbur jetën në Mesdheun qendror këtë vit. Një numër që për fat të keq tregon se nuk po bëhet mjaftueshëm për të shpëtuar jetë në det”

Alarmi i parë u dha nga qendra e kërkim-shpëtimit në Romë me kërkesë të rojes bregdetare libiane.

Anija Ocean Viking të SOS Mediterranee, kishte arritur të shpëtonte 26 emigrantë duke i grumbulluar në bordin e një varke të vogël.

Më pas anija mori urdhër të kthente kursin e saj drejt Italisë me destinacion portin e Livornos.

Të mbijetuarit u kthyen në Libi. Në portin e Tripolit ata deklaruan se fillimisht në gomone ishin 86 persona.


Shtuar 16.12.2023 23:31