Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj.
Sipas Ramës, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.
Ai shtoi se qeveria është në dialog pozitiv me kompaninë TikTok, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë për të prezantuar masa të reja sigurie për fëmijët, përfshirë përmbajtje në gjuhën shqipe, si dhe risi në shërbim të arsimit.
“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, përfundoi Rama në reagimin e tij.
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e…
— Edi Rama (@ediramaal) March 6, 2025