Mbyllja e TikTok/ Berisha bëri thirrje për bojkot të mësimit, Rama: I ka ikur mendja për terital! Burrat mbajini në shtëpi në 11 maj, jo fëmijët pa shkollë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjeve që kreu i PD Sali Berisha u bëri fëmijëve pas vendimit të qeverisë për të mbyllur aplikacionin TikTok, që të mos shkonin në shkollë dhe të protestonin.

Ai theksoi se më 11 maj, dita e zgjedhjeve, qytetarët duhet të mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për mbështetje të negociatave me BE-në, jo të kthehen pas me “kënetën” dhe “bufin”.

“U ftuan fëmijët të mos shkojnë në shkollë e të protestojnë pse do të mbyllet TikTok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment dhe argumentim, por që u thotë të gjitha nënave nëse janë socialiste apo demokrate, se nga çfarë duhet të ruhen më 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh. Në 11 maj kush voton duhet të ketë parasysh që ka në dorë të mbështesë Shqipërinë për të mos humbur asnjë ditë nga negociatat me BE-në.

Thirrja e djeshme, tregon sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital.

Kam një thirrje për gratë demokrate: Burrat mbajini në shtëpi në 11 maj, jo fëmijët pa shkollë”, tha ai.


Shtuar 8.03.2025 13:15