Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Ka përfunduar protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa u lajmërua se javën e ardhshme do të mblidhen sërish aty në të njëjtën orë.

Për shkak edhe të temperaturave të larta, protesta ka zgjatur më pak se një orë. Ndryshe nga herët e tjera kryebashkiaku Erion Veliaj, u fut në zyrë pak para nisjes së tubimit.

Ai zgjodhi rrugën mes ministrive dhe jo të futej nga hyrja e zakonshme e Bashkisë.

Protesta e sotme u zhvillua pa incidente dhe përplasje, ndonëse më herët qytetarët hodhën vezë në drejtim të bashkisë.


Shtuar 1.08.2024 12:15