Policia tenton t’i vërë shiritin biznesit të Agron Shehajt, deputeti “i bind” që të largohen

Biznesi i deputetit demokrat Agron Shehaj është mbyllur ditën e sotme pasi forcat e policisë kanë vendosur shiritin në hyrjen e tij.

IKMT ka dhënë urdhër për rrethimin e biznesit me pretendimin se ndodhet në një ndërtim pa leje.

Punonjësit e policisë kanë tentuar të vendosin një shirit në ambientet e jashtme të biznesit të Shehajt ndërkohë që punonjësit vazhdonin punën në ambientet e brendshme të saj.

Por policia është tërhequr, pas mbërritjes së Shehajt në ambientet e godinës. Pas komunikimit, është hequr shiriti e më pas janë larguar, si forcat e policisë ashtu edhe punonjësit e IKMT-së. Ndërtesa në fjalë është marrë me qira nga deputeti i PD, dhe pothuajse e gjithë godina është në përdorim nga ana e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Policia dhe IKMT mësyjnë në biznesin e deputetit. Më 20 tetor të 2022-it, ai denoncoi nga seanca plenare, se po ia mbyllim me forcë biznesin e tij. Ai tha se kjo është një hakmarrje politike e Ramës për shkak të denoncimeve të bëra prej tij lidhur me korrupsionin qeveritar e po ashtu presion për ti mbyllur gojën./Albeu.com./


Shtuar 16.02.2023 18:19