Mbyllen hetimet paraprake, AMP: Ilvi Meta u vetëvra me lidhëse kapuçi, nuk ka shenja dhune, 3 policë në pranga

Janë mbyllur hetimet paraprake nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në paraburgimin e komisariatit të Kavajës.

Policia njofton se pas hetimeve, rezulton se I riu është vetëvarur me lidhësen e kapuçit të trikos, ndërsa thotë se nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk rezulton të jetë dhunuar. Gjithashtu njoftoi për arrestimin e 3 policëve.

Njoftimi:

Nga ana tjetër, babai i 31-vjeçait thotë se djali nuk ka shenja lidhësejen në qafë dhe beson se djali u ka mbetur në duar policëve nga dhuna që i është ushtruar. Ai kërkon që përgjegjësit të vihen para drejtësisë’.

Kavajë – Në vijim të komunikimit për ngjarjen e ndodhur me datën 04.05.2022 në Komisariatin e Policisë Kavaje, ku është gjetur i vdekur shtetasi I.M., Drejtoria Rajonale e AMP Durrës-Kavajë ka përfunduar hetimet paraprake nga ku ka rezultuar si vijon:

Më datë 04.05.2022, rreth orës 19:00, në dhomat e sigurisë/ndalimit/arrestimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë, shtetasi i arrestuar I.M., 31 vjeç, ka kryer vetëvrasje duke përdorur lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur, duke gjetur më pas dhe vdekjen.

Nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë është bërë këqyrja e viktimës nga ku ka rezultuar se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të shtetasit I. M gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Procedura Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr.925, datë 19.07.2019 të DPPSH.

Pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të këtij hetimi dyshohet se këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e ngjarjes.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale e AMP-se Durrës) ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:

1. Nënkomisar P. B., 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;
2. Inspektor B. B., 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;
3. Inspektor R. K., 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme.

Nga ana tjetër, babai i 31-vjeçait thotë se djali nuk ka shenja lidhësejen në qafë dhe beson se djali u ka mbetur në duar policëve nga dhuna që i është ushtruar. Ai kërkon që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Policia thotë se djali është vetëvrarë me lidhësen e kapuçit, në pamë kufomën dhe s’kishte asnjë shenjë në fyt. Djalin na e ka vrarë policia. Të dalin para drejtësisë, autorët. Djali nuk do ta kryente kurrë aktin e vetëvrasjes. Nuk kishte arsye. Dyshojmë se u ka ngelur në dorë policëve”, ka thënë ai./albeu.com