I arrestuar për një derë, reagon babai i viktimës: Do ta zbardh zgjarjen

31-vjeçari Ilvi Meta vrau veten këtë të mërkurë pasi ishte arrestuar për vjedhje në komisariatin e Kavajës.

Ilvi Meta ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve ai është gjetur i vetëvarur në qeli. Policia e ka gjetur me shenja jete, ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta tha për Top Channel, se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini.

Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë, tha babai.

Në lidhje me ngjarjen po hetohet dhe përgjegjësia e  punonjësve të policisë në detyrë në dhomat e ndalimit që ishin këtë të mërkurë./top-channel.tv