Vdekja e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës, babi: Ma vranë policët, nuk kishte shenja në qafë

Vdekja e Ilvi Metës në paraburgimin e komisariatit të Kavajës, ka ngjallur pikëpyetje të mëdha nëse është vetëvarur siç është raportuar paraprakisht, apo është vrarë.

Babai i 31-vjeçarit, Agim Meta, beson këtë të dytën.

Ai thotë se djalin ia ka vrarë policia dhe se nuk është vetëvaurur me lidhësen e kapuçit siç pretendohet.

“Policia thotë se djali është vetëvrarë me lidhësen e kapuçit, në pamë kufomën dhe s’kishte asnjë shenjë në fyt. Djalin na e ka vrarë policia. Të dalin para drejtësisë, autorët. Djali nuk do ta kryente kurrë aktin e vetëvrasjes. Nuk kishte arsye. Dyshojmë se u ka ngelur në dorë policëve”, ka thënë ai./albeu.com