Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i “çmend” të gjithë me aftësitë e tij (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji ka pushtuar rrjetet sociale, pas disa akrobacioneve të bëra gjatë një stërvitje me skuadrën e tij, Honved.

Disa stërvitje në ambient të mbyllur, ku futbollistët mundohen të mos e lënë topin të bie në tokë kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

Protagonisti kryesor padyshim se është mbrojtësi i majtë, shqiptar, Naser Aliji, i cili ka pushtuar rrjetet sociale me aftësitë e tij.

Aliji bën akrobacione në tri raste, duke mos e lënë topin të bie në tokë, ndërsa edhe bashkëlojtarët e tij e përgëzojnë dhe befasohen nga aftësitë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Naser Aliji (@naseraliji)


Shtuar 30.06.2021 13:14