Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë filluar të zëvendësojnë në evente të ndryshme mbretëreshën Elisabet, pasi kjo e fundit po përballet me vështirësinë për të lëvizur. Mbretëresha nuk do të jetë prezente në kishë as për ““Maundy Day”, ku bëhet shpërndarja e dhuratave më 14 Prill në përjutim të Jezusit.
Përkeqësimet e gjendjes së saj shëndetësore, sidomos aftësisë për të lëvizur, po e pengojnë vazhdimisht mbretëreshën Elisabetë të ndjekë ngjarjet e përvitshme.
Së fundmi ajo është shprehur se do të mungojë në shërbimin e kishës për “Maundy Day” më 14 Prill, për t’ua lënë vendin Princit Charles dhe bashkëshortes së tij Camilla. kjo traditë që vjen pas Pashkëve, do të realizohet në Kështjellën Windsor, pas një ndërprerje 2 vjecare për shkak të pandemisë.
Muajin e kaluar mbretëresha u tërhoq dhe nga Shërbimi i Commonwealth. Gjithashtu për shkak të komplikacioneve prej kohësh nuk ka shkuar në Westminster.
Shërbimi i Ditës së Maundy është një traditë që daton që nga viti 600 pas Krishtit. Çdo vit, të enjten e Madhe, Mbretëresha shpërndan monedha të veçanta për pensionistët, një shërbim ky që përkujton Jezusin duke larë këmbët e Apostujve në Darkën e Fundit.
Zakonishit në këtë ditë mbretëresha shpërndan dhurata sipas numrit të viteve që ka jetuar: për shembull, vitin e kaluar ishte 95 vjeç, dhe kështu Mbretëresha shpërndau 95 pens para të Maundy për 95 burra dhe 95 gra në shenjë mirënjohjeje për kontributin për komunitetin dhe për kishën.