Sonte është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile ku është diskutuar pë situatën e zjarreve në vend.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e vlerësoi serioze gjendjen në gadishullin e Karaburunit, ku vatra ka marrë përmasa të rrezikshme, ndihmuar edhe nga era, e cila ndikon në përhapjen e flakëve.
Ai tha se është menaxhuar me sukses shmangia e prekjes së bazës së Pashalimanit, ndërsa po punohet për shuarjen e vatrës në malin e Dukatit, për të mos lejuar që flakët të kalojnë në Parkun e Llogarasë./albeu.com