Sot është mbledhur Komisoni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Gjatë mbledhjes, kryetari Alket Hyseni deklaroi se, javën tjetër do të paraqitet raporti për votim.
“Po punohet me këtë raport me orë të zgjatura, e dinë se cfarë volumi pune ka. Këto dy ditë do të kemi dhe më shumë ngarkesë, i uroj energji dhe sa më shumë suksese ne këto raport relatoreve. Në seancës tjetër do të paraqesim raportin, do të vendosim me votë. Ora dhe rendi i ditës do t’ju njoftohet për javën tjetër, deri atëhere ju uroj punë të mbarë, në mënyrë të vecantë dy relatorëve”, tha Hyseni./albeu.com