Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në nisje të takimit pritet me interes reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, të cilët kanë kërkuar largimin e kreut të grupit të PD Enkelejd Alibeaj.
Gjithashtu pritet të bëhen publike me qëndrimet që do të mbajë PD lidhur me presidentin e ri.
Më herët Alibeaj ka kërkuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent lidhur me qëndrimin e procesit të zgjedhjes së PD.
Nga ana e tij Berisha ka bërë me dije se nuk do të bëhet pjesë e farsë së kryeministrit Edi Rama lidhur me presidentin e ri, pasi sipas tij ai do të jetë në shërbim të narkoshtetit./albeu.com/