Besiktas ka hyrë me vendosmëri në garë për ta afruar Romelu Lukakun gjatë merkatos së verës.
Të lidhura
None found
Gazeta turke Fanatik raporton se klubi i madh nga Stambolli ka intensifikuar kontaktet me Napolin, me synimin për të mbyllur transferimin e qendërsulmuesit belg 33-vjeçar, i konsideruar një prej objektivave më të rëndësishëm të ekipit.
Nën drejtimin e ish-trajnerit të Bolonjës, Vincenzo Italiano, Besiktas është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë për repartin ofensiv, ndërsa Lukaku vlerësohet si profili i duhur për këtë pozicion.
Nga ana e tij, belgu nuk e përjashton largimin nga Napoli, duke qenë se marrëveshja e tij me klubin italian përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Kjo situatë mund të ndikojë që kampionët italianë të vendosin ta nxjerrin në shitje që këtë verë.
Sipas raportimeve, oferta e parë e Besiktasit është 5 milionë euro, ndërkohë që Napoli kërkon afërsisht 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit me përvojë.
Lukaku ka pasur një rol të rëndësishëm me Belgjikën në Kupën e Botës 2026, ku është aktivizuar si super-zëvendësues dhe ka shënuar tre gola, si edhe ka dhënë një asistim në pesë ndeshje.
Sulmuesi belg do të ketë mundësi ta vijojë rrugëtimin e tij në Botëror, pasi Belgjika do të luajë ndaj Spanjës në çerekfinale.
