Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.
Pritet që selia blu të depozitojë nesër në Kuvend projektligjin e radhës. Burime nga mbledhja e grupit që po zhvillohet aktualisht në selinë blu bëjnë me dije se demokratët do të depozitojnë nesër projektligjin për TVSH-në, nga 20% në 6%.
Gjithashtu abcnews.al raporton se Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite deputetët e grupit parlamentar, pak para nisjes së seancës plenare në orën 17:00. Ndërkaq, ditën e sotme PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për për komisionin hetimor për cështjen “Becchetti”./albeu.com/