Një ditë më parë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me dhënien e koncesionit të sterilizimit.
Ditën e sotme është mësur edhe qëndrimi që ka mbajtur ai përpara prokurorëve të SPAK, Ened Nakuçi dhe Edvin Kondoli.
Të lidhura
None found
Beqaj ka sqaruar se “ka zbatuar të gjitha detyrimet për aq sa i lejon ligji për dhënien e koncesionit”.
Sipas tij koncesioni është dhënë kundrejt të gjitha procedurave ligjore.
Ish-ministri është pyetur edhe për lidhjen që ka me biznesmenin që fitoi tenderin me vlerë 100 mln dollarë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, por ai mohoi të ketë njohje apo lidhje shoqërore me të.
Beqaj ka dhënë dëshmi si person që ka dijeni për dhënien e koncesionit dhe ndaj tij deri më tani, nuk është regjistruar ndonjë procedim penal apo hetim.
Kujtojmë se hetimi për sterilizimin nisi 3 vite më parë pas kallëzimit të nismës “Thurje” për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shkeljes së pabarazisë në tendera për këtë çështje në pyetje deri më tani janë marrë rreth 20 persona mes të cilëve ish-ministri Shëndetësisë, mjekë, dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë./albeu.com
