“Mbi 43 mijë fëmijë të lindur në 2021”, Rama ndan lajmin dhe tregon benefitet (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të garantojë bonusin për bebet edhe përgjatë këtij viti.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se gjatë vitit 2021 kanë lindur 43.581 fëmijë, të cilët siç thekson kryeministri, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

Postimi i Edi Ramës:

43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.

Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.

40,000 lek për fëmijën e parë;

80,000 lek për fëmijën e dytë;

120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej./albeu.com/


Shtuar 16.01.2022 11:04