Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku, ka mbajtur një konferencë për mediat, lidhur me operacionin e zhvilluar në të gjithë vendit.
Rrumbullaku theksoi se faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin.
Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nënvizoi se në megaoperacionin e shtrirë në të gjithë vendin janë goditur anëtarët e shtatë grupeve kriminale dhe se mbi 270 persona janë arrestuar.
“Në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme janë inicuar 66 hetime proaktive. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin. Fokusi ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë operacion janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, ka thënë ai.