Mbetjet toksike/ Shehaj kërkon shpjegim, ministri Ervin Hoxha: Shumë shpejt kontejnerët do të zbresin në një hapësirë publike

Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Agron Shehaj, ka kërkuar sqarime nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, se çfarë po ndodh me kontejnerët me mbetje toksike.

Shehaj hodhi akuza duke thënë se gjysma e qeverisë, është e përfshirë në këtë skandal të trafikut të mbetjeve toksike.

Si përgjigje, ministri i Brendshëm u shpreh se shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike.

Agron Shehaj: “Ka 11 ditë që një anije me kontejnerë me mbetje toksike të trafikuara nga porti i Durrësit ndodhet përballë Portit të Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje se çfarë po bëhet. Ka një interes, publiku do të dije se çfarë po ndodh me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike. Duhet të informoni qytetarët, çfarë po ndodh me mbetjet toksike”.

Ervin Hoxha:I nderuar zoti Shehaj në lidhje me informacionin që kërkuar, Prokuroria Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me policinë, agjencinë doganore dhe autoritetet portuale po ekzekuton urdhrin dhe vendimin e marrë”.

Shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike, e cila po krijon kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit.


Shtuar 7.11.2024 12:16