Mbetjet toksike/ Prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, pritet të merren në pyetje personat që kanë lidhje me ngarkesën

Prokuroria kë vënë nën sekuestro dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, për të hedhur dritë mbi rastin e mbetjeve toksike.

Gjithashtu mësohet se në pyetje do të merren persona që kanë lidhje apo dijeni për ngarkesën.

Kujtojmë se ditën e mërkurë, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetim në lidhje me ngarkesën e dyshimtë me mbetje toksike që ishte nisur drejt Tajlandës.

Hetimet po kryhen lidhur me veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kompania “Kurum International” është identifikuar si burimi i qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që u eksportuan nga porti i Durrësit, duke shkaktuar alarm./PANORAMA


Shtuar 24.08.2024 20:11