Administrata e presidentit të SHBA, Joe Biden ka shtuar pesë kompani kineze në listën e zezë të tregtisë, për shkak se sipas Departamentit të Tregtisë kompanitë kanë mbështetur ushtrinë ruse me baza industriale ushtarake.
Agjencia gjithashtu theksoi se janë edhe 31 entitete shtesë në listën e zezë duke përfshirë Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Lituaninë, Pakistanin, Singapori, Mbretërinë e Bashkuar, Uzbekistanin dhe Vietnamin.
“Ky vendim është një mesazh i fuqishëm për subjektet dhe individët anembanë globit se nëse kërkojnë të mbështesin Rusinë, SHBA do të reagojë”, bëri me dije nënsekretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez./albeu.com