Mbërrijnë tek Trauma dy policët e plagosur në Mamurras: O e zeza! (VIDEO)

Tiranë- Kanë mbërritur në spitalin e Traumës dy efektivët e plagosur si dhe autori që dyshohet se ka nisur konfliktin e ndodhur pasditen e sotme të Mamurras.

Fillimisht në spitalin e Traumës ka mbërritur i plagosuri Nikollë Vorfi, ndërsa disa minuta më vonë edhe dy efektivët e policisë. Ndërkohë familjarët e të plagosurve në videon e siguruar nga ABC dëgjohen teksa qajnë në ambientet e jashtme të spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit ku disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë, i identifikuar si David Magani, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, pikërisht  Nikollë Vorfin, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është Ilir Zeka njëri prej efektivëve të policisë që ka mbetur i plagosur aksidentalisht nga kolegu i tij

Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Ndue Zefi dhe Gjon Fufi me precentë të mëparshëm, ndërsa pritet arrestimi i David Maganit policit që qëlloi me armë. /abcnews.al

 


Shtuar 13.04.2021 18:13