Mbappe do largimin, PSG i bën presion për të rinovuar

Teksa gjërat po ecin mirë për të ardhmen e Neymar i cili e ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar në Paris, për drejtuesit e klubit francez fjala kryesore është Kylian Mbappe. Të gjithë tashmë janë të angazhuar për të bindur sulmuesin e talentuar për të pranuar rinovimin e kontratës, ku ajo aktuale skadon në vitin 2022.

Për 21-vjeçarin në shumë media është shkruar që dëshiron të largohet për një aventurë të re te Real Madrid por kjo mbetet për t’u konfirmuar teksa për një çështje të tillë ka zbritur në “aksion” edhe vetë presidenti i PSG, Al-Khelaifi.

Numri 1 i klubit, duket se po ushtron presion te përfaqësuesit e lojtarit për të avancuar negociatat me synimin për të arritur një akord sa më parë mes palëve.

“L’Equipe”, siguron se Mbappe ka në mendje largimin dhe një rinovin i kontratës do ta pengonte atë të plotësonte dëshirën për të luajtur në Spanjë ose edhe në Premier League. Duke mësuar një situatë të tillë, Al-Khelaifi synon rinovimin për 2 sezone me Mbappe, të cilit i premton ta bëj edhe imazh në Botërorin e 2022 ku vetë ai është ambasador dhe tjetra, një premtim për të lehtësuar shitjen e francezit në 2023, një vit përpara se t’i skadojë kontrata.

Më kryesorja për pronarin e PSG, është edhe prestigji i klubit ku me rinovimin e Mbappe do të jepte një sinjal të fortë rivalëve të Europës ndërsa edhe oferta ekonomike nëse rinovon do të ishte e pakrahasueshme me klubet e tjera, 30 mln Euro në sezon neto.


Shtuar 15.04.2021 16:36

Tags: , ,