Nuk janë më bashkë! Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë zyrtarisht ndarjen

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar zyrtarisht se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 2-vjeçare. Në një deklaratë ish-çifti u shprehën se kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin pas ndarjes.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta”- thanë Lopez dhe Rodriguez në një deklaratë të përbashkët në emisionin “TODAY” të NBC.

Më pas shtuan: “Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tanë. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë uruar fjalë të mira dhe na kanë mbështetur.”

Këngëtarja dhe aktorja është nënë e binjakëve Max dhe Emme, 13 vjeç, me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Ndërsa Rodriguez është babai i dy vajzave, Ella, 12 vjeç dhe Natasha, 16 vjeç.

Thashethemet se ish-çifti ishin ndarë nisën muajin e kaluar, por ata lëshuan një deklaratë në atë kohë duke thënë se “po punonin në disa gjëra”.

 


Shtuar 15.04.2021 16:42