Nënë e 3 fëmijëve, zbardhet ngjarja në Shkodër ku u gjet e vdekur 40 vjeçarja

Policia ka zbardhur njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë ku u gjet një grua e vdekur në Shkodër.
Bëhet fjalë për ngjarjen e konstatuar në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër.

Më herët u raportuar se gruaja ishte nëna e 3 fëmijëve dhe u gjet e pajetë në banesën e saj.Zyrtarisht thuhet se në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 15.04.2021 16:35