Në përfundim të mbledhjes së radhës të Qeverisë, ministri Arbjan Mazniku, deklaroi për mediat se:
“Konkluduam një proces që nisi që në vitin që shkoi me dialogun vendor. Ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor, por jo vetëm për pagat. Është një reformë strukturore që merret me ristrukturimin e Bashkive, stafet e tyre në tre grupime të mëdha. Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën.
Në nivele pagash të unifikuara të të gjitha Bashkive, duke dhënë mundësitë, që një jurist apo arkitekt, të marrë paga të ngjashme pothuajse në të gjitha Bashkitë.
Rritja e pagave, të të gjitha Bashkive, është në nivele të unifikuara të pagave. Kështu unifikojmë mënyrën e llogaritjes së pagave, me mënyrën sesi llogaritet vjetërsia e punës.
Ky vendim do t’i japë mundësi Bashkive, të tërheqin në mënyrë nga tregu profesionistë. Ky është ndër hapat e rëndësishëm në ristruktuimin sistematik të të gjitha Bashkive”, theksoi ai.