Matura 2022, publikohen 3 raundet për aplikimin në Universitet, procesi në portalin U-Albania

Janë publikuar datat dhe procedurat për aplikimin në Universitet për maturantët në portalin U-Albania.

Ministria e Arsimit ka përcaktuar 3 raundet për regjistrimin në Universitet.

Raundi i parë për regjistrimin në Universitet është datat 29 korrik deri në 3 gusht 2022.

Raundi i 2-të për regjistrimin në Universitet në 22-24 shtator ndersa raundi i 3-të në datat 19-21 tetor./albeu.com