Mashtrimi me Call Center, e konfirmon Rrumbullaku: Amant Josifi është në kërkim

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka konfirmuar se Policia së Shtetit ka shpallur në kërkim c. Në konferencën e sotme për shtyp, kryepolici pranoi se Josifi është një nga personat e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik.

Lajmi konfirmohet prej tij, pasi u publikua nga mediat spanjolle me burim Policinë Spanjolle, por deri më sot nuk kishte pasur asnjë prononcim lidhur me të.

“Po kemi pasur korrespondencë. Jemi në një grup hetimi të gjerë me prokurorinë e Posaçme dhe vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë për të gjithë personat që i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë,“-tha Rrumbullaku.