Mashtrimet në Facebook, 48-vjeçarja humb 3 mijë euro, i besoi shitësit të rremë të makinave

Një 48-vjeçare nga Korfuzi e pagoi shtrenjtë vendimin e saj për t’i besuar një përdoruesi të panjohur në Facebook, i cili kishte publikuar një shpallje për shitjen e një makine me çmim të favorshëm.

Sipas informacioneve, gruaja ka parë në Facebook reklamën e një përdoruesi që shiste një makine me çmim shumë të favorshëm.

Ajo kontaktoi me shitësin dhe ra dakord që t’i paguante 3224 euro si paradhënie dhe të hënën, më 14 gusht të merrte mjetin në Igumenicë për të përfunduar procesin.

Gruaja i dha paratë, por kurrë nuk e mori makinën.

U bënë përpjekje për të kontaktuar përdoruesin, por pa rezultat. Burri mbetet i zhdukur deri më tani, ndërsa zyrtarët e ELAS-it po kryejnë hetime për gjetjen e tij./Albeu.com


Shtuar 16.08.2023 10:54